LD autorizon Mexhitin të udhëheq procesin e transformimit të VLEN-it në parti politike

Nga Xh M
307 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Sonte, me propozim të kryetarit Izet Mexhiti, Lëvizja Demokratike mbajti takim me strukturat partiake, me një pikë të vetme të rendit të ditës – zyrtarizimin e VLEN-it si forcë e bashkuar politike, thuhet në kumtesën për media të Lëvizjes Demokratike.

Duke manifestuar pjekuri të lartë politike dhe duke pranuar plotësisht mesazhin e shumicës së shqiptarëve, njëzëri e autorizuam z. Mexhiti që të vazhdojë të udhëheqë procesin e transformimit të partisë sonë dhe shkrirjen e saj në VLEN si një strukturë e bashkuar, e fuqishme dhe moderne politike, shkruan zhurnal.mk.

Jemi fuqishëm të bindur se po vazhdojmë të krijojmë një mundësi historike që VLEN të vazhdojë të konsolidohet dhe ta forcojë rolin e saj si përfaqësuesja kryesore e vullnetit të shumicës së shqiptarëve. Ky hap konsolidon skenën politike shqiptare dhe vendos baza të forta për pjesëmarrje dhe ndikim më të madh të shqiptarëve në jetën e ardhshme politike.//Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër