Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Një nënë 30-vjeçare dhe një vajzë 6-vjeçare u hodhën dje nga ballkoni duke bërë vetvrasje. Kjo tragjedi e madhe nxori në pah mosfunksionimin e institucioneve dhe paaftësinë e shtetit për të mbrojtur viktimat e abuzimit familjar.
Fatkeqësisht, në Maqedoninë e Veriut është bërë si rregullë e pashkruar që pas çdo tragjedie, si ajo e Koçanit, e Llaskarcës, e Spitaliut Modular në Tetovë e shumë tragjedive të tjera, të zgjohemi nga gjumi e të reagojmë vetëm pasi që ato të ndodhin, pra pasi që shohim se kemi dështuar si shtet, se kemi dështuar si shoqëri, apo edhe si familje!, shkruan “Zhurnal.mk”.
Nëna dhe fëmija ishin viktima të burrit, i cili për vite me radhë vinte në gjendje të alkoolizuar, pas së cilës fillonte tortura për nënën. Vajza, të paktën, ishte dëshmitare e rrahjeve, britmave dhe thyerjeve. Keqbërësi shpesh denoncohej në polici për këtë dhunën, por, fatkeqësisht nuk kishte asnjëhere reagime serioze nga policia.
Numri i rasteve të dhunës në familje është në rritje, dhe në shumë situata “të gjithë e dinë” për dhunën të ketë ndodhur, por askush nuk reagon për të ndalur atë e parandaluar pasojat tragjike.
Raporti i auditimit i publikuar së fundmi tregoi statistika të zymta: institucionet shpesh dështojnë të veprojnë në rastet e dhunës në familje dhe mosveprimet e tyre rrisin numrin e viktimave.
Në vitin 2025 pati gjashtë viktima, ndërsa këtë vit, deri në këtë muaj ka pasur tashmë katër viktima, shkruan “Zhurnal.mk”.
Organet përgjegjëse, përkatësisht personat përgjegjës brenda këtyre organeve, shpesh kur marrin raportime i regjistrojnë ato si “ankesa” dhe jo si raportime të dhunës në familje, pa ndonjë vazhdimësi institucionale për ndërhyrje për të parandaluar më të keqen.
Këtu fillon gabimi i parë. Pastaj institucionet, njerëzit përgjegjës brenda këtyre strukturave shtetësore, e shmangin marrjen e veprimeve shtesë, ndërsa në fund kinse për të qetësuar situatën bëjnë “pajtim” midis palëve, midis viktimës dhe autorit të dhunës, e cila është në kundërshtim me Konventën e Stambollit dhe nuk ka asnjë aftësi në vlerësimin e rrezikut.
Fatkeqësisht, masat që vendosen mbeten “fjalë boshe në letër” dhe nuk ndiqen.
Për shembull, transportimi i një viktime femër me dy fëmijë nga një qytet në një strehë anonime, bëhet me një veturë ku shkruan se është veturë e Shërbimit të Mirëqenies Sociale, dhe në këtë formë ai ndiqet nga abuzuesi. Me një veprim kaq të pamenduar mirë, ata e vënë atë, fëmijët dhe të gjithë stafin që punon me këtë rast në një rrezik shumë të madh.
Në raste të këtilla, ndërhyrja gjyqësore mungon. Në rastet ku “pajtimi” nuk arrihet, masat gjyqësore për të kufizuar afrimin e keqpërdoruesit deri tek viktima do të ishte një ndër masat e nevojshme dhe të detyrueshme. Distanca gjeografike e imponuar nga gjykata midis palëve të përfshira është një masë parandaluese e më që keqes.
Çdo qytetar e ka detyrë të raportojë dhunën në familje, ashtu siç ka detyrë të raportojë vjedhjen ose vrasjen, prandaj në këtë segment nevojitet edukim i gjerë – kur vërehet dhunë, duhet të ndërmerret një reagim i fuqishëm.
Ekzistojnë gjithashtu boshllëqe serioze institucionale në trajtimin e autorëve të krimeve dhe rehabilitimin e tyre. Pa reforma domëthënëse e seriozitet të përfaqësuesëve të institucioneve dhuna dhe tragjeditë përsëri do të ndodhin e me këtë edhe numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.
Fatkeqësisht, ky zinxhir i keqpërdoruesëve, autorëve të dhunës, është i lidhur me paaftësinë e gjyaktësve, të cilët nuk nxjerrin masa të shpejta për të ndaluar abuzuesit. Në këtë rast, abuzuesi ndjehet i fuqishëm dhe kërcënon të djegë të gjithë familjen. Të njëjtët abuzues më shpesh kanë psikopati të padiagnostikuar, çrregullim kufitar, varësi dhe shpesh angazhohen vetë në krim. Ky krim i lejon ata në mënyrë të përkryer të fitojnë një shumë të madhe parash me të cilat më pas korruptojnë policinë, gjykatën, ministritë, politikanët.
Pra ka një dobësi sistemike që duhet kapërcyer, pasi nuk ka kontrollë mbi lëvizjen e abuzuesve, ata rrallë kontrollohen për ngacmim të viktimës, masa për largimin e abuzuesit nga shtëpia pothuajse nuk vendoset kurrë dhe nuk ka programe efektive për rehabilitimin e autorëve të krimit.
Është koha e fundit për gjetjen e përgjegjësisë dhe përgjigjeve nga institucionet – të cilat gjithashtu kanë dështuar në këtë ngjarje tragjike të fundit, por edhe të tjera para kësaj.
Maqedonia e Veriut ka dështuar, të gjithë kemi dështuar në këtë rast!
Brenda tre muajsh në vend ka pasur katër viktima dhe kjo duhet të ngrejë urgjentisht alarmin midis institucioneve. Me lëshimet, dështimin për të vendosur masa adekuate dhe dështimin për të njohur rrezikun, autorët jetojnë në një atmosferë të rehatshme – ata ndiejnë se sistemi është në anën e tyre dhe po bëhen gjithnjë e më të guximshëm, shkruan “Zhurnal.mk”.

