675
Prishtinë, 17 gusht Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t’i shkojë në takim Albulena Haxhiut.
Kështu konfirmoi nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
“Ajo është vetëm deputete e VV-së në legjislaturën e XI-të”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
Haxhiu në rolin e ushtrueses së detyrës së Presidentes, i ka çuar ftesë për takim liderëve të partive politike.
Takimi është caktuar të mbahet nesër më 18 gusht në ora 09:00.
