Legjenda angleze e përkrahë Carrickun për trajner të përhershëm të Man Utd

Nga D. V.
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville, ka komentuar mbi mundësinë që Michael Carrick të marrë drejtimin e përhershëm të skuadrës, pas fitores dramatike 3-2 ndaj Liverpoolit në javën e 35-të të Ligës Premier.

Ky sukses siguroi zyrtarisht një vend për “Djajtë e Kuq” në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Neville u shpreh se, ndonëse nuk ka një kandidat të qartë për këtë rol, Carrick ka bërë shumë për ta vendosur veten në krye të garës.

“Ai vetë e ka vendosur veten në pozicionin e kandidatit kryesor me atë që ka bërë”, deklaroi ai.

Sipas tij, trajneri ka rikthyer stilin dhe sistemin e lojës, duke shtuar se “ka momente që u japin tifozëve të Manchester United besimin se klubi është në duar të sigurta”.

Megjithatë, ai nuk i shmangu dyshimet për sfidat që e presin Carrick. Neville theksoi se sezoni i ardhshëm do të jetë shumë më i vështirë, me një numër të madh ndeshjesh dhe presion të shtuar: “A ka ai përvojë? A ka një rekord të fortë mbi të cilin mund të mbështetet?”, pyeti ai.

Në fund, Neville pranoi se një kontratë afatshkurtër mund të ishte zgjidhje e arsyeshme për stabilitetin e klubit, por paralajmëroi.

“Nëse shfaqet një trajner i klasit botëror me tituj, Manchester United ndoshta duhet ta marrë në konsideratë këtë mundësi”, tha legjenda angleze.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër