Levica: Hyjmë në betejë për uljen e pushimeve mjekësore

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 shtator, Zhurnal.mk – Levica hyn në betejë ligjore me pushtetin për uljen e pushimeve mjekësore. Paralajmërimi i drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor, Zlatko Perinski, se i ashtuquajturi pushim bazë mjekësor prej shtatë ditësh do të ulet në pesë ditë, ndërsa shtesë do të kryhet kontroll mbi përdoruesit e pushimit mjekësor, për partinë e udhëhequr nga Dimitar Apasiev është goditje e re ndaj të drejtave të punëtorëve. Dhe, ç’është edhe më e frikshme, përpjekje për depërtim në privatësinë e qytetarit.

Deputeti Amar Mecinoviq nga qendra e shtypit të Kuvendit njoftoi se grupi i tyre parlamentar do të paraqesë propozim që, në vend të rregullores, kjo çështje të rregullohet me ligj, në favor të punëtorëve. Sepse, siç theksoi – Levica si parti parlamentare ka detyrim të kujdeset për nevojat e qytetarëve – dhe këtë do ta bëjë me paraqitjen e propozimeve në Kuvend për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër