Levica: Për çdo fëmijë, shteti të paguajë 20% të kredisë banesore të familjes

Nga I.A
1,079 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Partia Levica ka propozuar një masë të re demografike, sipas së cilës shteti do të merrte përsipër një pjesë të kredisë banesore të familjeve për çdo fëmijë të porsalindur ose të adoptuar.

Deputeti Amar Mecinoviq deklaroi se për çdo fëmijë të ri, shteti do të shlyente 20 për qind të shumës së mbetur të kredisë banesore. “Ne parashikojmë që për çdo fëmijë të porsalindur ose të adoptuar, shteti do të marrë përsipër 20 për qind të kredisë banesore të mbetur në familje”, tha Mecinoviq.

Ai e krahasoi këtë masë me deklaratat e fundit të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, duke shtuar se Levica propozon “20 për qind për vëllain dhe 20 për qind për motrën”.

Sipas tij, përmasat e ndihmës do të varen nga gjendja e familjes dhe nga shuma e mbetur e kredisë banesore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër