Bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami urojnë Albin Kurtin për fitoren në Kosovë

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 qershor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetarët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, kanë uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare.

Përmes reagimeve të publikuara në rrjetet sociale, ata vlerësuan se rezultati zgjedhor është një konfirmim i qartë i besimit që qytetarët e Kosovës vazhdojnë t’i japin drejtimit politik të vendit.

Izet Mexhiti theksoi se fitorja e Vetëvendosjes dëshmon qëndrueshmërinë e vullnetit demokratik dhe mbështetjen për vazhdimin e rrugës së nisur, duke shtuar se Kosova ka dhënë qartë mesazhin e saj për vazhdimësi dhe besim.

Ndërkaq, Bilall Kasami e përgëzoi Albin Kurtin për fitoren e re zgjedhore, duke shprehur kënaqësinë për zhvillimin e një procesi demokratik, me zgjedhje të qeta, të lira dhe korrekte, ashtu siç i kanë hije Kosovës.

Ai shprehu besimin se institucionet e Republikës së Kosovës do të konsolidohen shpejt mbi bazën e vullnetit qytetar të shprehur në zgjedhje, në mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë dhe realizimi i projekteve të përbashkëta me Qeverinë e Kosovës.

Sipas dy bashkëkryetarëve të VLEN, qytetarët e Kosovës kanë dhënë një mesazh të qartë për vazhdimësinë e kursit politik dhe për besimin në rrugën e deritanishme të zhvillimit të vendit.

artikuj të ndërlidhura