Lionel Richie është rikthyer në skenë vetëm pak ditë pasi u detyrua të ndërpriste një koncert për shkak të një problemi shëndetësor dhe të anulonte dy performanca të planifikuara.
Këngëtari 77-vjeçar pati marramendje gjatë koncertit në Grand Casino në St. Paul, Minnesota, ku performoi ulur dhe e mbylli shfaqjen para kohe.
Si pasojë, ai shtyu koncertet e planifikuara në Chicago dhe Columbus, shkruan DailyMail.
Megjithatë, Richie u rikthye në turneun e tij “Sing a Song All Night Long”, duke performuar në Pittsburgh dhe më pas në Detroit.
Përmes një postimi në Instagram, ai falënderoi fansat për mbështetjen dhe i siguroi se gjendja e tij është e mirë.
“Faleminderit për çdo mesazh, çdo fjalë të mirë dhe për gjithë dashurinë tuaj. Jam mirë dhe jam mirënjohës për të gjithë ju”, shkroi artisti.
Edhe pse nuk ka zbuluar shkakun e saktë të problemit shëndetësor, burime pranë tij kanë bërë të ditur se familja dhe miqtë janë të shqetësuar, pasi Richie vazhdon t’i japë përparësi koncerteve dhe publikut, pavarësisht gjendjes së tij.


