Pamjet e Haaland dhe princeshës norvegjeze pushtojnë rrjetet sociale pas fitores ndaj Brazilit

Nga D. V.
1,187 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Erling Haaland u takua me Princeshën Ingrid Alexandra në dhomat e zhveshjes pas fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit, rezultat që i siguroi ekipit kualifikimin në çerekfinale.

Princesha, e cila është trashëgimtarja e fronit norvegjez, vizitoi futbollistët së bashku me vëllanë e saj, Prince Sverre Magnus.

Haaland e priti pa fanellë, e përshëndeti me një shtrëngim duarsh, e përqafoi dhe shkëmbeu disa batuta me të.

Pamjet e takimit u publikuan në rrjetet sociale dhe tërhoqën vëmendjen e tifozëve, duke u shpërndarë me të madhe në internet.

Ingrid dhe vëllai i saj ndodheshin në Shtetet e Bashkuara si përfaqësues të familjes mbretërore, pasi nëna e tyre, Mette-Marit, nuk mundi të udhëtonte për shkak të një operacioni në mushkëri.

Princesha është vajza e trashëgimtarit të fronit, Haakon dhe konsiderohet mbretëresha e ardhshme e Norvegjisë.

Në Norvegji, ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, monarku ka një rol kryesisht ceremonial dhe nuk merr pjesë në marrjen e vendimeve politike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër