Liridon Latifi e nis për mrekulli aventurën në Kazakistan

Nga D. V.
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi shqiptar Liridon Latifi e ka nisur në mënyrën më pozitive aventurën e tij në futbollin e Kazakistanit.

Latifi befasoi shumëkënd kur vendosi të nënshkruante me Kyzylzharin, por menjëherë ka filluar ta dëshmojë cilësinë e tij në fushën e lojës.

Në katër paraqitjet e para me fanellën e skuadrës së re, 32-vjeçari ka realizuar dy gola dhe tashmë është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit, duke fituar besimin e plotë të trajnerit.

Paraqitjet e tij kanë marrë vlerësime edhe nga tifozët, të cilët presin që shqiptari të vazhdojë me të njëjtin ritëm gjatë pjesës së mbetur të sezonit.

Edhe pse kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri në dhjetor të këtij viti, nëse Latifi vazhdon me këtë formë mbresëlënëse, rinovimi i bashkëpunimit me Kyzylzharin duket një skenar shumë i mundshëm.

Me eksperiencën dhe cilësitë që zotëron, Latifi pritet të jetë një nga lojtarët kyç në objektivat e klubit kazak për këtë sezon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër