Lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit, Dogana me njoftim

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 gusht, Zhurnal.mk – Dogana e Kosovës informon udhëtarët se lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit zbatohet në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar për udhëtarë.

Dogana në një njoftim u ka rekomanduar qytetarëve të informohen para udhëtimit.

Lexoni të plotë postimin e Doganës:

Sipas këtyre kufijve, udhëtari mund të përfitojë nga lirimi për:

• 200 cigare, ose

• 100 cigarillos, me peshë jo më shumë se 3 gramë secila, ose

• 50 puro, ose

• 50 gramë duhan për tymosje, ose

• Një përzierje proporcionale të këtyre produkteve të ndryshme.

Këto kufij zbatohen për mallrat e destinuara për përdorim personal dhe në përputhje me rregullat doganore në fuqi.

Informohuni përpara udhëtimit dhe respektoni rregullat doganore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër