Lirohet 18-vjeçari i arrestuar për e-mailat kërcënuese nëpër Shkollat e Tetovës

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

“Kam dashur të tallem me nxënësit dhe shkollën, këto sipas të dhënave të televizionit Alsat brenda MPB-së, kanë qenë motivet e dërgesës së emailave si në MPB po ashtu edhe në disa shkolla të Tetovës, gjoja se ka të vendosur Bombë”.

18 vjeçari nga Pallatica e Zhelinës, i arrestuar për dërgesën e e-mailave kërcënues nëpër shkolla, është gjimnazist në Tetovë. I njëjti pasi është marrë në pyetje, është dërguar në Prokurorinë e Shkupit, ndërsa në ekspertizë u dërguan edhe kompjuteri dhe celulari i tij.

Pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Shkupit, i njëjti është lënë i lirë në ndjekje të procedurës së rregullt.

Nga Prokuroria nuk tregojnë për arsyet e këtij vendimi.

Nga Komuna e Tetovës kërkojnë që gjyqësori të merr masat e duhura për këtë çështje.

“Falë bashkëpunimit dhe angazhimit maksimal të krye shefit të SPB Tetovë dhe strukturave të tjera të MPB-së, u arrit kapja e autorit që lëshonte këto paralajmërime për bomba. Tani mbetet organeve të drejtësisë, për procedura të mëtejme dhe zbatim të plotë të Kodit Penal të RMV-së”, tha Nazmi Dauti, sektori për Arsim Komuna e Tetovës.

Nga Sektori për Arsim i komunës së Tetovës njoftuan se do të kërkojnë nga Ministria e Arsimit modus për zëvendësimit të orëve të humbura, me theks të veçantë në Gjimnazin e Tetovës, ku ka pasur 14 paralajmërime të rrejshme për bombë dhe ku janë humbur dhjetëra orë mësimore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër