Hoteli i Mijallkovit në Ohër këtë verë do t’i presë vizitorët e parë

Nga Xh M
438 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Hoteli i ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov në Ohër siç duket këtë verë do t’i presë mysafirët e parë. Edhe pse aktivistët për mbrojtjen e mjedisit kundërshtojnë ashpër ndërtimin e tij, hoteli i cili ndërtohet në lokacion atraktiv në lagjen Goricë në afërsi të bregut të liqenit, ka hyrë thuajse në fazën përfundimtare. Nga “Ohri SOS” theksojnë se shqetësim përbën mosrespektimi i rekomandimit të Komitetit për Trashëgimi Botërore për ndalim të përkohshëm të aktiviteteve ndërtimore, deri në përgatitjen e një vlerësimi strategjik mbi ndikimet ndaj mjedisit jetësor.

„A po mbrohet me qëllim përmes një përgjigjeje të tillë interesi privat i ish-anëtarit partiak? Për këtë arsye, kërkojmë ndalimin urgjent të aktiviteteve ndërtimore në Goricë dhe zbatimin e obligimeve”, thonë nga Ohri SOS.
Aktivistët shprehen të shqetësuar për zhvillimin e pakontrolluar urban të Ohrit.

„Në raportin e revizionit të Entit Shtetëror për Revizion pamë se Komuna e Ohrit ka refuzuar 4.848 kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Komuna e Ohrit i ka refuzuar këto kërkesa si të paligjshme. Gjithashtu mund të shihej se Komuna e Ohrit ka lëshuar 456 vendime për prishjen e ndërtimeve pa leje. Këto vendime janë të formës së prerë, por deri më sot asnjë ndërtim pa leje nuk është prishur”, u shpreh Andrijana Bashoska – Zë për shpëtimin e Ohrit.

Nga “Ohri SOS” theksojnë se projekti daton nga viti 2011 kur Ministria e Transportit shpalli ankand publik për tjetërsimin e tokës shtetërore për ndërtimin e një hoteli në Liqenin e Ohrit. Fituese doli kompania “Divelop Grup”. Kreu i Ohrit, Kiril Pecakov thotë se sipas planit për menaxhimin e Ohrit objekti i plotësonte kushtet, pasi nuk ndodhet brenda vijës prej 50 metrash nga Liqeni i Ohrit dhe se objekti do të ketë vetëm me tre kate dhe me 22% shfrytëzim të parcelës. Që leja e ndërtimit të mbetej në fuqi, ligji është ndryshuar dy herë, në vitet 2017 dhe 2019, pasi kishte afat për realizimin e ndërtimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër