Shqyrtohet mundësia e evaakuimit të qytetarëve nga Emiratet përmes shkretirës së Arabisë Saudite

Nga Xh M
487 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 mars – Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi njoftoi se po shqyrtohet mundësia për riatdhesimin dhe evakuimin e qytetarëve tanë nga Emiratet e Bashkuara Arabe përmes Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, riatdhesimi dhe evakuimi i qytetarëve që aktualisht ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe do të realizohej përmes kalimit të kufirit tokësor drejt Arabisë Saudite, ndërsa më pas do të vazhdohej me fluturime që nisen nga territori i saj.

Transporti nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Arabisë Saudite parashihet të zhvillohet me autobusë dhe të zgjasë nga 13 deri në 15 orë. Përmes një kërkese zyrtare/note nga Ambasada dhe Ministria e Punëve të Jashtme, mbi bazën e një liste të dorëzuar paraprakisht, autoritetet saudite do të lëshonin viza humanitare për qytetarët maqedonas në vetë pikën kufitare.

Qytetarët maqedonas të interesuar për këtë mundësi duhet të paraqiten në numrin kujdestar të Ambasadës +971 56 441 7532, si dhe në adresën elektronike: abudabi1@mfa.gov.mk

Ministria e Punëve të Jashtme para dy ditësh publikoi gjithashtu numrat e kontaktit për ndihmë për qytetarët tanë që ndodhen në Lindjen e Mesme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër