“Loja jonë, jo e tyre”, Jurgen Klopp godet Trumpin dhe FIFA-n për vendimin ndaj Balogunit

Nga D. V.
4,526 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Jurgen Klopp ka kritikuar ashpër vendimin e FIFA-s për të anuluar pezullimin e sulmuesit të SHBA-së, Folarin Balogun, duke vënë në pikëpyetje edhe rolin e presidentit amerikan Donald Trump në këtë çështje.

Balogun u ndëshkua me karton të kuq direkt në fitoren 2-0 ndaj Bosnjë e Hercegovinës dhe FIFA kishte konfirmuar fillimisht se sulmuesi do të vuante automatikisht një ndeshje pezullim.

Megjithatë, një ditë para përballjes me Belgjikën në fazën e 1/16 së finales, FIFA ndryshoi vendimin dhe e lejoi Balogunin të luante, pas raportimeve për kontakte mes Shtëpisë së Bardhë, Donald Trumpit dhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Vendimi shkaktoi reagime të shumta në botën e futbollit, ndërsa Klopp ishte një nga zërat më kritikë.

“Nëse kjo ka ndodhur vërtet, atëherë është çmenduri”.

“Le ta themi kështu: Ky është sporti ynë, jo i tyre. Këta dy njerëz, të cilët nuk kanë asnjë ide për futbollin, nuk duhet të kenë asnjë lidhje me këtë”.

“Ishte karton i kuq, nuk ka asnjë diskutim për këtë. Na vjen keq për Balogunin sepse nuk e bëri me qëllim, por kështu e thonë rregullat”, deklaroi Klopp.

Vendimi i FIFA-s për të ndryshuar pezullimin e Balogunit ka shkaktuar kritika të forta nga tifozë, analistë dhe zyrtarë të futbollit, të cilët e konsiderojnë atë një precedent të rrezikshëm për integritetin e garës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër