Lot në fushë dhe në tribuna, skema rrëqethëse pasi Leicester City ra në ligën e tretë

Nga D. V.
110 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Leicester City ka rënë nga liga e dytë (Championship) e futbollit anglez, saktësisht 10 vjet pasi u bënë kampionë të Anglisë, dhe skenat në ‘King Power Stadium’ ishin, siç pritej, emocionuese.

Leicester dhe Hull City barazuan mbrëmë (e martë) në xhiron e 44-të të Championship, me rezultatin përfundimtar 2-2, që do të thotë se ish-kampionët e Anglisë ranë në ligën e tretë (League One) të futbollit anglez.

Kjo ndodhi pikërisht 10 vjet pasi Leicesteri shkroi historinë më të bukur në futbollin anglez dhe fitoi titullin e Ligës Premier, edhe pse askush nuk u dha atyre një shans para fillimit të sezonit.

Kampionët anglezë të sezonit 2015/2016 janë në vendin e 23-të me 42 pikë me dy raunde të mbetura, ndërsa Blackburn, që është në zonën e sigurt, ka 49 dhe është e qartë se ‘Dhelprat’ nuk mund t’i kalojnë as teorikisht.

Kur u shpall fundi i ndeshjes, në fushë ndodhën skena shumë emocionale dhe të trishtueshme.

Tifozët u tronditën, kishte edhe nga ata që përfunduan në lot duke e ditur se vitin tjetër do të luajnë vetëm në nivelin e tretë.

Kamerat kapën edhe lojtarët duke qarë në fushë, përfshirë emra si Asmir Begovic, Patson Daka, Oliver Skipp, Harry Winks, Ricaro Periera e shumë të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër