LSDM akuzon pushtetin për defokusim: VMRO-DPMNE po zhvillon fushatë kundër Venko Filipçes

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shtator Zhurnal.mk – Ndërkohë LSDM-ja ka akuzuar pushtetin se në vend të përgjigjeve për një sërë skandalesh merret me opozitën. Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska theksoi se VMRO-DPMNE-ja po bën fushatë kundër kreu të LSDM-së Venko Filipçe përmes formave të ndryshme. Por siç thekson tentimi për defokusim nuk do të kalojë.

“Të gjithë së bashku kundër bastionit të vetëm të lirisë- LSDM-së. Të gjithë bashkë kundër Filipçes, i cili çdo ditë lufton kundër kësaj bande, në terren, me qytetarët, me popullin i cili mezi e lidh muajin me muajin. Ka marrë fund defokusimi, kanë marrë fund gënjeshtrat, fushatat e errëta. Po vjen koha e drejtësisë dhe të vërtetës. Të gjithë do të përgjigjen”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër