LSDM akuzon qeverinë për keqadministrim financiar, borxhi pranë 12 miliardë eurove

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator Zhurnal.mk – Partia opozitare LSDM ka ngritur akuza ndaj ekzekutivit për administrim të dobët të financave shtetërore, duke paralajmëruar se borxhi po shkon drejt shifrës 12 miliardë euro, çka përbën më shumë se 65% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Sipas zëdhënëses së LSDM-së, Keti Shterjova, gjatë dy viteve të qeverisjes së Mickoskit janë kontraktuar rreth 4 miliardë euro hua të reja.

Ajo theksoi se borxhi i përgjithshëm i akumuluar nga të gjitha qeveritë në 35 vjet shtet të pavarur arrin rreth 8 miliardë euro, ndërsa Mickoski ka marrë hua gjysmën e kësaj shume në vetëm dy vjet, çka përbën një papërgjegjshmëri ekonomike dhe një ngarkesë të rrezikshme për qytetarët. Sipas saj, borxhi publik po i afrohet 12 miliardë eurove, ose mbi 65% të PBB-së, dhe interesi vjetor i paguar nga shteti është rritur nga 120 në rreth 350 milionë euro.

Shterjova shtoi se këto hua të reja nuk kanë sjellë as rritje të cilësisë së jetesës dhe as investime thelbësore në infrastrukturë.

Nga ana e qeverisë, këto pretendime janë cilësuar si të pabaza, duke i kërkuar LSDM-së të japë llogari për detyrimet që la gjatë periudhës kur qeveriste në koalicion me BDI-në.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër