LSDM: Derisa Mickoski udhëton me avion shtetëror për ekskursion, qytetarët për orë të tëra janë të bllokuar në kufi

Nga D. V.
610 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 gusht, Zhurnal.mk – SDSM, përmes një kumtese, akuzon se ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski udhëton me avionin shtetëror, qytetarët presin me orë të tëra në kolona të gjata në pikat kufitare drejt Greqisë.

Sipas partisë, përveç ngarkesës në pikën kufitare “Bogorodica”, kolona të gjata janë formuar edhe te pika “Dojran”, ku, siç pretendojnë, automjetet kanë qenë të rreshtuara deri te vendi i quajtur “Shën Ilija”.

Nga SDSM vlerësojnë se një gjendje e tillë është rezultat i politikave që i udhëheq Qeveria, duke e akuzuar për izolimin e shtetit dhe krijimin e problemeve për qytetarët.

Në kumtesë, partia pretendon se një pjesë e funksionarëve qeveritarë dhe anëtarëve të familjeve të tyre posedojnë pasaporta bullgare, kanë kompani në Bullgari dhe përdorin dokumente udhëtimi evropiane, ndërsa, sipas tyre, qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në temperatura të larta.

“Ndërsa ata udhëtojnë pa pengesa, qytetarët mbeten në kolona të gjata në pikat kufitare”, theksojnë nga SDSM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër