LSDM: Maqedonia po bëhet vend i “botës së tretë”

Nga B.M
484 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 janar – Nga LSDM thonë se vendimi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i suspendojnë vizat për qytetarët e Maqedonisë nuk është “pauzë teknike”, por paralajmërim.

“Po bëhemi vend i botës së tretë. Maqedonia sot po e paguan çmimin e politikave të gabuara të Mickoskit që çojnë në izolim dhe humbje besimi te partnerët strategjik”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Sipas tyre, kjo qeveri po bën aktivitete anti-amerikane me bashkëpunëtorët e Mickoskit siç është Stoilkoviqi, i cili ka lidhje direkte me Moskën.

“Po ashtu jemi dëshmitarë të fushatës kundër BE-së. Në vend të reformave, me qëllim provokohen kundërshtimet e Greqinë dhe Bullgarinë, sërish hapen çështjet me të vetmin qëllim të arsyetohet izolimi”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër