Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – LSDM parti opozitare akuzon kryeministrin se po bënë jetë luksi derisa qytetarët janë me frigorifer bosh.
“Me orë prej 60 mijë euro, me kostume ‘Zegna’ dhe ‘Brioni’ nga 5 mijë euro, me biznese… hajduti Mickoski u shpall elitë maqedonase.
Qytetarët janë me frigoriferë bosh dhe me portofolë bosh, çmimet janë deri në tavan, pagat stagnuan, paga minimale është më e ulëta në Evropë.
Ndërsa elita, borgjezia e re me orë që vlejnë sa 150 paga minimale, gëzon luksin e vet duke mbushur xhepat me paratë e popullit.
Pikërisht hajdut.
Madje i ofendon qytetarët duke i quajtur ‘talog’.
Qytetarët nuk janë talog.
Qytetarët janë pronarë të këtij shteti.
E kësaj ‘elite’, këtyre hajdutëve vendi u është në Shutkë dhe në Idrizovë, për të dhënë llogari për gjithë krimin.
Po vjen ajo kohë. Qytetarët e Maqedonisë do ta kthejnë pushtetin në duart e veta, e pastaj kjo elitë do të japë llogari.
Njëri iku. Këta nuk do të ikin”, thonë nga SDSM.
LSDM: Mickoski gëzon luks dhe para ndërsa populli është me frigoriferë bosh
5
