LSDM: Mickoski ka filluar t’u besojë gënjeshtrave të veta

Nga D. V.
811 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Nga LSDM thonë se Hristijan Mickoski ka filluar t’u besojë gënjeshtrave të veta. Sipas LSDM-së, Mickoski deklaroi dje se opozita po bllokon Kodin Zgjedhor sepse “ka frikë nga sukseset e Qeverisë”.

“Do t’i përgjigjemi me fakte, jo me propagandë. Së pari, Parlamenti Europian në raportin e tij të qershorit 2026 nuk e rendit Maqedoninë ndër më të mirat në rajon. Përkundrazi – shpreh keqardhje për mungesën e progresit që nga raporti i mëparshëm, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, reformës gjyqësore dhe luftës kundër korrupsionit. Ndërsa Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2028, dhe Shqipëria drejt mbylljes së negociatave në vitin 2027, Maqedonia është në stagnim”.

“Së dyti, “sukseset” e Qeverisë janë të dukshme çdo ditë: Ekonomia në kolaps, investimet kanë rënë me 60%; Një buxhet pa para, vetëm në dy vjet shteti është futur në borxh për 2.5 miliardë euro, së shpejti nuk do të ketë pagesa të rregullta pensionesh; Qytetarët qëndrojnë në kufij me orë të tëra për shkak të politikës së izolimit; Të rinjtë po largohen masivisht sepse nuk ka perspektivë evropiane”.

“Mickoski e ka shndërruar Maqedoninë në një shtojcë në Ballkan. Së treti, Mickoski thotë se Qeveria i ka pranuar të gjitha propozimet e opozitës. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk e dimë se kujt i referohet, sepse LSDM dhe njerëzit përreth Frontit të së Vërtetës dhe Drejtësisë janë e vetmja opozitë e vërtetë në Maqedoni. Çdo gjë tjetër është teatër”.

“Së katërti, opozita nuk po e bllokon Kodin Zgjedhor nga frika e “sukseseve” – nuk ka asnjë. I vetmi sukses i kësaj Qeverie është i dukshëm vetëm për ta personalisht – në tenderët kriminalë”, thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër