LSDM: MPJ pranoi se ka negociata – vetëm se janë “të fshehta” për votuesit e VMRO së

Nga D. V.
1,219 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 gusht, Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Jashtme sot demantoi “negociatat e fshehta” për propozimin francez, thonë nga LSDM.

“Por Timço Mucunski vetë më herët tha se ka bisedime ‘nën radar’ dhe se janë të fshehta.
Të fshehta për kë? Për votuesit e VMRO së.
Tani po bisedojnë me bullgarët.
Tani qëllimi është anëtarësimi i plotë.
Ndërsa Mickoski më herët kërkonte anëtarësim së bashku me Vuçiçin – pa të drejtë vote.
Identiteti? Gjuha?
Gordana Siljanovska tashmë ka thënë se kjo është ‘e përfunduar dhe e apsolviruar’.
Çfarë mbetet atëherë?
Të gjithë përfaqësuesit evropianë e kanë thënë qartë: nuk ka lëshime, nuk ka mënyrë tjetër, nuk ka garanci.
Nuk mund të ikni nga e vërteta.
Gënjeni për gjithçka. Kjo Qeveri një ditë thotë një gjë, ditën tjetër thotë tjetër.
E vetmja gjë konstante – janë gënjeshtrat”, thuhet në kumtesën e LSDM së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër