LSDM: Pjesëmarrja në takimin me Mickoskin legjitimon krimin dhe korrupsionin

Nga B.M
888 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Nga LSDM akuzojnë se kushdo që merr pjesë në takimin me kryeministrin Hristijan Mickoski për shfuqizimin e qeverisë teknike, legjitimon krimin dhe korrupsionin.

Sipas LSDM-së, pjesëmarrësit në takim bëhen bashkëfajtorë në legjitimimin e korrupsionit të koalicionit VMRO-DPMNE–ZNAM, në fushatën anti-BE të qeverisë, si dhe në planin për zgjedhje të parakohshme pa kushte për zgjedhje të drejta. Ata përmendin gjithashtu planin e ashtuquajtur “emigrantë për para”.

Nga kjo parti theksojnë se LSDM mbetet në anën e qytetarëve, të integrimit evropian dhe të luftës kundër korrupsionit dhe krimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër