LSDM propozon uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 5 %

Nga B.M
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka dorëzuar në Kuvend një projektligj me procedurë të shkurtuar për uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH) për karburantet.

Deputetja Sanja Llukarevska deklaroi se qëllimi i kësaj nisme është mbrojtja e standardit jetësor të qytetarëve dhe zbutja e presioneve inflacioniste.

Sipas saj, ulja e TVSH-së do të reflektohet drejtpërdrejt në shportën e konsumatorit dhe në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, duke reduktuar efektin e rritjes së çmimeve të karburanteve në produktet e tjera.

“Propozojmë ndryshime në Ligjin për TVSH-në që parashikojnë uljen e normës nga 18% në 5% për të gjitha llojet e benzinës dhe karburantet dizel. Kjo do t’i ndihmojë qytetarët të ruajnë standardin e tyre të jetesës”, theksoi Llukarevska.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut tashmë ka ndërmarrë masa për uljen e TVSH-së për derivatet nga 18% në 10%. Pas rritjes së çmimeve dhe kritikave publike, ekzekutivi vendosi gjithashtu edhe për uljen e akcizës së naftës.

Nisma e LSDM-së pritet të hapë debat në Kuvend lidhur me masat për përballimin e krizës së çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër