ASH-Nikollovski, përplasen për “Gjoka”

Nga B.M
393 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 prill, Zhurnal.mk – Deputeti i ASH-së Halil Snopçe në seancë të pyetjeve të deputetëve kërkoi llogari nga zv.kryeministri Aleksandar Nikolloski për një deklaratë të tij në një nga seancat kuvendore, ku ka akuzuar autoritetet e Shqipërisë se pa të drejtë e mbajnë në paraburgim ish presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. Snopçe pyeti Nikolloskin pse përzihet në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe i tha që të kërkojë falje. Nikolloski duke treguar miqësinë e tij të afërt me Metën, i tha Snopçes se në fakt ASH duhet të përgjigjet për vizitën e Taravarit në Tiranë, ku ka kërkuar ndihmë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“A është e vërtetë se pasi kryetari juaj Arben Taravari ngeci në probleme me rastin “Gjoka” ka shkuar te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama të kërkojë ndihmë dhe kryeministri Edi Rama i ka thënë se unë mund të të ndihmoj por më shumë se unë mund të të ndihmojë Ali Ahmeti, dhe kështu ju parkoi në koalicion me Ali Ahmetin. Gjithashtu do të doja t’ju lus sepse e di se kjo do të transmetohet, nëse dikush në Shqipëri ka për të thënë diçka për këtë që unë e them, lirisht le ta thonë dhe mos t’u shfrytëzojnë juve. U kanë dhënë rol të papërshtatshëm”, deklaroi Aleksandar Nikolloski – Ministër i Jashtëm, transmeton Alsat.

Deklaratat e Nikolloskit shkaktuan revoltë te ASH-ja. Deputeti Rijad Shaqiri i tha Nikolloskit se ky pushtet ka në dorë gjithë shtetin, si Prokurorinë, Gjyqësorin dhe policinë dhe nëse kanë dëshmi, pse nuk denoncojnë në Prokurori.

Kjo kategori e njerëzve të cilët mundohen të përfitojnë nga këto deklarata, nuk do ti tolerojmë. Ne e njohim kush është personi në fjalë, e dimë se kujt i ka shërbyer. E dimë kush ka qenë struktura paraprake që kanë vjedhur miliona euro dhe i kanë dërguar në Hungari. E dimë kush janë këta, dhe ky ka mbetur të flet korrupsion? Po ky është njeriu më i korruptuar në shtet, ky është hajni më i madh dhe ky paska mbetur të flet për diçka…… “, tha , tha Rijad Shaqiri –ASH.

E derisa Shaqiri mbante fjalimin procedural, një nga deputetët e VMRO-së ndërhyri nga vendi me çka situata u tensionua.//Alsat

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër