LSDM: Tetë javë nuk ka përgjegjësi për helmimin me ujë në Gostivar dhe për ethet e Nilit Perëndimor

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – Tetë javë kaluan nga helmimi me ujë në Gostivar, ku 5.000 qytetarë përfunduan në spital dhe ende nuk ka përgjigje, nuk ka raport për ujin dhe nuk ka kush është përgjegjës, thonë nga SDSM.

„Në rreth 50 vendbanime nëpër shtet u regjistruan probleme me sigurinë e ujit. Probleme pati edhe me katër lumenj dhe burime lokale nga të cilat qytetarët përdorin ujë.

Përgjigje nuk ka, përgjegjësi nuk ka.

Tragjedia me ethet e Nilit Perëndimor vazhdon të hapë pyetje serioze për lëshime institucionale.

Edhe një jetë njerëzore është humbur, gjithsej shtatë persona kanë vdekur deri tani.

Pushteti vonoi me reagim, vonoi me spërkatje kundër mushkonjave, vonoi me marrjen e masave. Të përgjegjshëm nuk ka.

Për çdo skandal heshtje. Për çdo pyetje fshehje. Për përgjegjësi askush kompetent.

Mickoski dhe funksionarët e tij u detyrohen përgjigje, ndërsa institucionet u detyrohen veprim“, qëndron në njoftimin e SDSM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër