LVV me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar, afati hapet nesër

Nga D. V.
414 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 5 Maj, zhurnal.mk – Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një postim në profilin zyrtar të kësaj partie në Facebook, thuhet se afati për regjistrim hapet nesër.

“Edhe pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana jonë dhe të gjitha refuzimeve nga ana e opozitës, vendi po futet sërish në një proces zgjedhor. Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë”, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

Regjistrohu për votim nga mërgata

Afati: 6–17 maj 2026

E dashur mërgatë,

Të nderuar bashkatdhetarë,

Edhe pas shumë përpjekjeve e propozimeve nga ana jonë dhe të gjitha refuzimeve nga ana e opozitës, vendi po futet sërish në një proces zgjedhor. Ju folët qartë në zgjedhjet e fundit, sikurse i gjithë populli i Kosovës, por kjo nomenklaturë e vjetër politike nuk do të dëgjojë.

Edhe ky proces, si të gjitha proceset elektorale, është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ndërkaq, të gjithë ata bashkatdhetarë që nuk do të vijnë fizikisht për votim në Kosovë, duhet patjetër të regjistrohen paraprakisht për të fituar të drejtën për votim me postë apo në ambasada/konsullata.

Afati për regjistrim hapet nesër, e së bashku me të edhe linku për regjistrim.

Ju faleminderit!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër