“Ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju do ta mbaj”, Mikcoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri

Nga D. V.
893 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 shkurt – Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar.

Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski.

https://www.facebook.com/reel/1941126259828991

“Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas, pasi nga ky shtet merrni rrogë dhe nga këto qytetarë e merrni atë”, tha Mickoski.

Ndërsa deputeti Shaqiri iu përgjigj duke i thënë se mburret se është shqiptar dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron kryeministri.

“Është fakt se unë e kam simbolin tim kombëtar dhe mburrem se jam shqiptarë. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë. Kur të ma sillni ju flamurin e Maqedonisë së Veriut, mbledhjen e radhës në foltore do të vij me të njëjtin”, tha Shaqiri, i cili e vendosi edhe flamurin maqedonas në kostumin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër