Mali i Zi do të bëjë ndryshime kushtetuese për imunitetin e qeveritarëve krejt ndryshe nga propozimi i Kryeministrit të Shqipërisë

Nga D. V.
126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë/Tiranë, 17 Prill, Zhurnal.mk – Të dy vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë në krye të procesit të anëtarësimit në BE, por qeveritë e të dy vendeve ndryshojnë plotësisht kur bëhet fjalë për imunitetin e anëtarëve të qeverisë për vepra penale që kanë të bëjnë me detyrën zyrtare, raporton dtt-net.com.

Qeveria në Mal të Zi miratoi dje një Propozim për ndryshimin e Kushtetutës për të hequr imunitetin e anëtarëvet të qeverisë.
“Presidenti dhe anëtarët e Qeverisë nuk gëzojnë imunitet për vepra penale kundër detyrës zyrtare. Amendamenti i propozuar synon të forcojë parimet e sundimit të ligjit dhe llogaridhënien e mbajtësve të posteve më të larta në degën ekzekutive, si dhe të përmirësojë kuadrin ligjor për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, tha qeveria e Milojko Spajiç në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë së tij.

Qeveria tha se propozimi vjen pas rekomandimeve të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), trup ky i cili funksionon në kuadër të Këshillit të Evropës me seli në Strasbourg të Francës.
“Zbatimi i rekomandimeve të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) përfaqëson një nga instrumentet kryesore për forcimin e integritetit të institucioneve, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe besueshmërinë e sistemit antikorrupsion në Mal të Zi, i cili në të njëjtën kohë konfirmon angazhimin e tij ndaj standardeve evropiane dhe ndërkombëtare. Duke pasur parasysh sa më sipër, ndryshimi i propozuar i dispozitës Kushtetuese synon jo vetëm të forcojë sundimin e ligjit dhe kuadrin për parandalimin e korrupsionit, por edhe të kontribuojë në harmonizimin e sistemit ligjor vendas me standardet më të larta ndërkombëtare antikorrupsion, si dhe në përparimin e mëtejshëm në procesin e integrimit evropian dhe përmbushjen e standardeve sipas Kapitullit 23 [në negociatat e pranimit në BE]”, shtoi ajo qeveria e Spajiçit.
Por në Shqipëri po ndodhë krejtësisht e kundërta.

Kryeministri Edi Rama ka iniciuar një propozim për të ndryshuar ligjin dhe për t’i dhënë imunitet vetes, anëtarëve të kabinetit të tij dhe Presidentit të vendit, edhe kur ata akuzohen nga prokuroria.
Rama ka nisur propozime kontraverse për të ndryshuar ligjin penal për të mos lejuar anëtarët e qeverisë të pezullohen nga gjykata nga funksionet e tyre, edhe nëse ata paditen nga prokuroria për korrupsion dhe shkelje të tjera që lidhen me detyrën e tyre zyrtare, siç është rasti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tashmë është shkarkuar nga detyra nga vet Rama.

Gjykata Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) e pat urdhëruar pezullimin e Ballukut nga posti, pas padisë së ngritur nga Prokuroria Speciale kundër Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas ka kërkuar arrestimin e saj. Por Rama po e mbronë atë nga arrestimi përmes shumicës parlamentare, pasi refuzon t’ia heqë imunitetin parlamentar asaj.

Nën presion të madh nga opozita dhe kritika nga institucionet e BE-së, Rama e shkarkoi Ballukun nga pozicioni zyrtar, por ai dhe Partia e tij Socialiste (PS) refuzuan t’i heqin imunitetin parlamentar, gjë që do t’i hapte rrugën arrestimit të saj nga SPAK.
Baluku është ende e lirë në pritje të procesit gjyqësor. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër