Mallrat për muajin mars 2026/ Eksportet arritën në 32.7 miliardë lekë, importet në 80.3 miliardë lekë

Nga L. M
293 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në muajin mars 2026, eksportet e mallrave arritën vlerën 32,7 miliardë lekë, duke u rritur me 4,1%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 5,6%, në krahasim me muajin shkurt të këtij vitit.

Sipas të dhënave për tregtinë e jashtme të mallrave të publikuara nga INSTAT, importet e mallrave përgjatë muajit mars arritën vlerën 80,3 miliardë lekë, duke u rritur me 8,8%, në krahasim me një vit më parë dhe me 17,9%, në krahasim me shkurtin.

Sa i përket llojit të mallrave që mbizotëëruan eksportet e muajit që lamë pas, veçon grupi i mallrave “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, në vend të dytë “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, në vend të tretë “Materiale ndërtimi dhe metale”.

Ndërkohë, po sipas të dhënave, grupet e mallrave “Tekstile dhe këpucë” pësuan ulje me 1,9 pikë përqindje dhe grupi “Ushqime, pije, duhan” pësoi ulje me 0,8 pikë përqindje.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër