Mamdani kërkon arrestimin e Netanyahut në New York: Do të zbatojmë atë që na lejon ligji

Nga L. M
1,224 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, deklaroi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të arrestohet nëse viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, Mamdani i është referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Mamdani e cilësoi Netanyahun “kriminel lufte” dhe tha se administrata e tij do të shqyrtojë të gjitha mundësitë ligjore, pa ndryshuar legjislacionin ekzistues.

“Do të bëjmë gjithçka që na lejon ligji”, u shpreh ai.

Megjithatë, ekspertët ligjorë theksojnë se një arrestim i tillë është praktikisht i pamundur.

Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk ka juridiksion në SHBA. Ligji federal ndalon autoritetet lokale të bashkëpunojnë me të dhe mbron zyrtarët e huaj nga arrestimi. Edhe guvernatorja e New York-ut, Kathy Hochul, ka deklaruar më herët se kryebashkiaku nuk ka kompetenca për një veprim të tillë.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arrest ndaj Netanyahut për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, akuza që Izraeli i mohon. Pavarësisht deklaratave të Mamdanit, Netanyahu ka bërë të ditur se nuk do të heqë dorë nga pjesëmarrja në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër