Mandati i 23-të i kthehet PDK-së pas përditësimit të votave

Nga Xh M
793 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor Zhurnal.mk – Partia Demokratike e Kosovës ka rikthyer mandatin e 23-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit të fundit të rezultateve zgjedhore, ku janë numëruar 92.58 për qind e votave.

Ndryshimi vjen pas një lëvizjeje të mëhershme në rezultat, ku me numërimin e 92.51 për qind të votave, Lëvizjes Vetëvendosje i ishte shtuar mandati i 52-të, duke e marrë një ulëse nga PDK-ja.

Aktualisht, procesi i numërimit të votave me postë është ende në zhvillim, ndërsa sipas të dhënave të fundit, ndarja e mandateve është, Vetëvendosje 51 ulëse, PDK me 23, LDK ka 19 ulëse dhe AAK me 7 ulëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër