Manipulim me notat në universitetin e Shtipit: dy punonjës në paraburgim

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Dy punonjësve të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, të dyshuar se si bashkëkryerës kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “mashtrim kompjuterik”, u është caktuar paraburgim prej tetë ditësh.

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka nisur procedurë për keqpërdorimet në sistemin informatik të Universitetit “Goce Dellçev”. Sipas dyshimeve, kundrejt pagesës janë ndryshuar, fshirë dhe fshehur të dhënat për notat dhe pikët e provimeve në bazën elektronike të indeksit.

Të dyshuar janë dy punonjës të universitetit: drejtuesi i sektorit të “E-indeksit” dhe një referent për çështje studentore në një nga fakultetet e universitetit.

Sipas Prokurorisë, për pesë vjet me radhë ata dyshohet se kanë ndryshuar notat në evidencën elektronike të fakulteteve dhe të Universitetit “Goce Dellçev”, kundrejt pagesës.

artikuj të ndërlidhura