Disa rrugë në Çair, Kisella Vodë dhe Gazi Babë sot pa energji

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin elektrik, sot, më 5 nëntor, disa pjesë të Shkupit do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike. utro.mk

Në Kisella Vodë, nga ora 08:00 deri në 11:00, pa energji do të mbetet një pjesë e rrugës “Kosta Novakoviq”, nga “ZUR Market 5” deri në fund të rrugës, pranë sallës së Dëshmitarëve të Jehovait.

Nga ora 08:30 deri në 12:30, ndërprerje do të ketë edhe për një pjesë të banorëve të rrugës “Dimo Haxhi Dimov”, nga kryqëzimi me rrugën “Marko Oreshkoviq” deri në fund të saj.

Në Çair, nga ora 09:00 deri në 15:00, pa energji do të mbeten konsumatorët në rrugët “Arqipeshkvi Angelari”, “Diço Zograf”, “Jorgangjiska” dhe “Makarij Frçkovski”, si dhe kisha “Shën Shpëtimtari” dhe Instituti Kombëtar i Konservimit. Ndërprerja bëhet për shkak të punimeve në trafostacionin “Çarshia e Vjetër 2”.

Në Gazi Babë, nga ora 09:15 deri në 11:30, ndërprerje do të ketë në një pjesë të lagjes Kolonia e Idrizovës, për shkak të punimeve në trafostacionin “Kolonia e Idrizovës 3”.

artikuj të ndërlidhura