Maqedonia bie 3 vende në lirinë e mediave

Nga D. V.
651 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 prill, Zhurnal.mk – Maqedonia ka rënë për 3 vende, nga pozita 42 në 45, në Indeksin e Lirisë së Mediave të Reporterët pa Kufij. Ajo ndodhet në grupin e vendeve ku situata vlerësohet si “problematike”.

Nga rajoni, në grupin e vendeve me gjendje “të kënaqshme” janë vetëm Sllovenia (36) dhe Mali i Zi (41), ndërsa Kroacia (53) është në grupin me gjendje “problematike”, ashtu si edhe Bullgaria (71), Shqipëria (83) dhe Greqia (86). Bosnja dhe Hercegovina (90) dhe Serbia (104) ndodhen në kategorinë me gjendje “të rëndë”.

Norvegjia renditet në vendin e parë për të dhjetin vit radhazi, ndërsa Eritrea është në vendin e fundit për të tretin vit radhazi.

Vlerësimi për Maqedoninë është i njëjtë si vitin e kaluar dhe vendi ka rënie në të 5 indikatorët:

– Edhe pse gazetarët nuk punojnë në një ambient armiqësor, dezinformimi i përhapur dhe mungesa e profesionalizmit kontribuojnë në rënien e besimit të shoqërisë ndaj mediave, duke i ekspozuar mediat e pavarura ndaj kërcënimeve dhe sulmeve. Gjithashtu, funksionarët qeveritarë kanë tendencë të mbajnë qëndrime të këqija dhe nënçmuese ndaj gazetarëve, shkruan RSF.

Sipas indeksit të lirisë së mediave të Reporterëve pa Kufij, më shumë se gjysma e vendeve në botë tashmë bëjnë pjesë në kategoritë me gjendje “të rëndë” ose “shumë serioze” për lirinë e mediave.

Në raport theksohet se nevojiten masa efektive për mbrojtjen e gazetarëve, duke filluar me ndalimin e kriminalizimit të gazetarisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër