Osmani me video, thumbon Kurtin: Po, edhe në shoqatën e zjarrfikësve kam qenë

Nga D. V.
490 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 prill, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e vendit Vjosa Osmani u është përgjigjur kritikave për vizitat e saja të fundit nëpër komuna përmes një video të radhës.

Ajo i ka quajtur dezinformata deklaratat se ajo këtë nuk e ka bërë më herët por vetëm tash.

“Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen se pse po i takoj qytetarët këto ditë, madje disa dezinformojnë se këtë nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta. Gjatë pesë viteve mandate vazhdimisht kamë vizituar komunat kam takuar qytetarët dhe kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Edhe në këtë video ajo është shfaqur me një fotografi të ish-presidentit Ibrahim Rugova në sfond.

Duke treguar për takimet që ka pasur me qytetarë dhe në institucione, ajo ka thumbuar pak edhe liderin e LVV-së, Albin Kurti për shoqatën e zjarrfikësve.

“Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, në shkolla e kopshte në spitale në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë dhe po edhe në shoqatën e zjarrfikësve”, ka thënë Osmani.

Përmendja e shoqatës së zjarrfikëse është bërë për shkak se Kurti një çështje të tillë e kishte përmendur gjatë takimeve me liderët e partive politike për zgjedhjen e presidenti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se gjatë një takimi Kurti i kishte thënë se Kosovës i duhet një president që merret me shoqatën e zjarrfikësve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër