Maqedonia e Veriut e nis tregëtimin brenda ditës të energjisë elektrike

Nga D. V.
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 06 Maj, Zhurnal.mk – Sot Operatori Kombëtar i Tregut të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEMO) e lançoi tregun e tij të energjisë elektrike brenda ditës, shkruan Zhurnal.mk.

“Një treg operativ brenda ditës është një moment historik për dy arsye: është një parakusht për të vazhduar me bashkimin e tregut me BE-në dhe do të kontribuojë në një integrim më të mirë të burimeve të rinovueshme dhe balancimit të sistemit, duke kontribuar në sigurinë operative rajonale”, tha Martin Martinoski i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, i cili mori pjesë në ceremoninë e hapjes.

Duke u bazuar në tregun e energjisë njëditore të nisur tre vjet më parë, tregu brenda ditës sjell fleksibilitet më të madh duke mundësuar tregtimin më afër kohës reale.

“Ne përgëzojmë MEMO-n, BSP-në si ofrues shërbimesh dhe institucionet kombëtare, angazhimi i të cilave e ka bërë të mundur këtë. Ne mezi presim të vazhdojmë këtë rrugë së bashku drejt integrimit me Tregun e Brendshëm të Energjisë Elektrike të BE-së,” shtoi Martinovski, sipas një komunikate nga Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë.

Sipas sekretariatit, me tregjet e energjisë njëditore dhe ato brenda ditës që janë tashmë funksionale, Maqedonia e Veriut është e pozicionuar mirë për lidhjen e ardhshme të tregut me tregun e brendshëm të energjisë elektrike të BE-së, madje edhe përpara se të anëtarësohet në BE.

Sekretariati i ftoi autoritetet vendore që për të filluar këtë proces, të finalizojnë “miratimin e legjislacionit të harmonizuar me BE-në – Paketën e Integrimit të Energjisë”, e cila më pas do të duhet të verifikohet nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë dhe Komisioni.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në fjalimin e tij, theksoi se krijimi i Tregut Intraditor tregon progres të nxitur nga një vizion i qartë dhe reforma konkrete që japin rezultate.

“Në një kohë kur energjia është një nga çështjet më kritike për çdo vend, detyrimi ynë është të krijojmë një sistem të sigurt, konkurrues dhe elastik ndaj sfidave globale. Tregu Intraday ofron pikërisht këtë. Me këtë platformë, ne fitojmë fleksibilitet më të madh në menaxhimin e sistemit të energjisë, balancim më të mirë dhe përdorim më efikas të energjisë në kohë reale,” citohet ai në një komunikatë nga MEPO. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër