Maqedonia e Veriut synon ndërtimin e tre termocentraleve të tjera me gaz

Nga B.M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 shkurt, zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut po synon të ndërtojë tre termocentrale të tjera me gaz, përveç projektit në komunën jugore të Manastirit, sipas kryeministrit të vendit.

Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar me kompaninë AKSA të Turqisë, Hristijan Mickoski tha dje në parlamentit se një termocentral tillë energjie është planifikuar të ndërtohet në kryeqytetin Shkup; një në gjysmë të rrugës midis Gostivarit dhe Tetovës; dhe një potencialisht kur gazi të transportohet në Kërçovë dhe TEC-i i Oslomejit të transformohet duke shtuar një turbinë me gaz përveç një turbine me avull, transmeton Zhurnal.mk.

Mickoski tha se shuma që do të investohet në këto projekte është deri në 1 miliard euro.

Tre projektet e përmendura dje nga Mickoski janë përveç projektit prej 250 MWh në Manastir, lidhur me të cilin po vazhdojnë punimet e ndërtimit të gazsjellësit nga Greqia dhe i cili do të furnizojë vendin me LNG (gazin e lëngshëm) amerikan.

Tubacioni për në tetermocentralin me gaz në Manastir është gjithashtu i gatshëm për import të hidrogjenit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër