Marija Miteva zgjidhet kryetare e Unionit të Grave të VMRO, Todor Konevski në krye të rinisë

Nga Xh M
1,848 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor Zhurnal.mk – Marija Miteva është zgjedhur kryetare e re e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të partisë.

Miteva aktualisht ushtron edhe detyrën e zëdhënëses së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Në të njëjtën mbledhje, Todor Konevski është zgjedhur kryetar i ri i Unionit të Forcave të Rinisë të VMRO-DPMNE-së. Nga partia e përshkruajnë atë si një të ri me perspektivë dhe me energji të fuqishme.

Me këto vendime, VMRO-DPMNE përmbyll ndryshimet kadrovike në dy nga strukturat më të rëndësishme partiake, Unionin e Grave dhe Unionin e Forcave të Rinisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër