ASH vazhdon riorganizimin e strukturave, Genc Selmani zgjidhet kryetar i degës në Kërçovë

Nga Xh M
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e konsolidimit dhe riorganizimit të strukturave partiake, ndërsa mbrëmjen e së martës u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës në Kërçovë, ku u zgjodhën organet e reja drejtuese.

Me shumicën e votave të delegatëve të pranishëm, Genc Selmani u zgjodh kryetar i ri i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Kërçovë.

Gjatë punimeve të kuvendit u zgjodhën edhe kryesia, sekretariati i degës, si dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Degën e Kërçovës në Kongresin e V të Aleancës për Shqiptarët.

Nga partia bëjnë të ditur se kuvendi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi, përgjegjësie dhe angazhimi politik, duke reflektuar unitetin dhe vendosmërinë e anëtarësisë për forcimin e organizimit partiak në këtë komunë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi se partia mbetet e përkushtuar në zgjerimin, konsolidimin dhe fuqizimin e strukturave të saj organizative në të gjitha degët.

Sipas tij, me një organizim të fortë dhe funksional, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke punuar për mbrojtjen e interesit publik, forcimin e barazisë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më dinjitoze për të gjithë qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër