Marine Le Pen dënohet me ndalim të ushtrimit të funksioneve publike, por mund të kandidojë për presidente

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris, 07 korrik, Zhurnal.mk – Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen u dënua sot me një ndalim 45-mujor nga mbajtja e një posti zyrtar, 30 muaj nga të cilët janë të pezulluar, por, teorikisht mund të kandidojë për presidente në vitin 2027.

Gjykata e Apelit e Parisit e dënoi gjithashtu me një vit arrest shtëpiak me një byzylyk monitorimi elektronik.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë e kishte kushtëzuar kandidaturën e saj me mosdënimin për të mbajtur një byzylyk monitorimi elektronik.

Gjykata e Apelit e Parisit deklaroi në preambulën e saj për leximin e vendimit se dënimet e dhëna për mospranim në votime u peshuan kundrejt “lirisë së kandidaturave” dhe “zgjedhjes së lirë të votuesve”, që është një “një kusht për shprehje demokratike”.

Si dënim kryesor, Gjykata e Apelit e Parisit e dënoi Marine Le Pen me tre vjet burg, dy prej të cilave ishin me kusht.

Ajo urdhëroi që pjesa e dënimit pa kusht të vuhej nën monitorim elektronik.

Udhëheqësja e ”Tubimit Kombëtar” (RN) u shpall fajtore për përvetësim të fondeve publike evropiane, në cilësinë e saj si anëtare e Parlamentit Evropian, dhe për bashkëpunim në përvetësim të fondeve publike, në cilësinë e saj si presidente e partisë.

Ajo gjithashtu do të duhet të paguajë një gjobë prej 100 000 eurosh.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër