Marrëveshja për presidentin, Abdixhiku sot mbledh partinë

Nga D V
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të vendit.

Ekonomia Online merr vesh se Abdixhiku do ta mbajë fillimisht një mbledhje me kryesinë e partisë duke nisur nga ora 14:00, e më pas me grupin parlamentar nga ora 16:00

Kreu i LDK-së tha dje se me LVV-në bënë një “punë të mirë dhe të mbarë” për vendin, duke u dakorduar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për president.

Abdixhiku kërkoi që tani “pa vonesa” të konstituuohet kuvendi, të zgjidhet qeveria e re dhe të zgjidhet Bekim Sejdiu president.

“Andaj, pa vonesa, le të konstituojmë Kuvendin e Kosovës, le të zgjidhet Qeveria e Kosovës dhe le të zgjedhim presidentin e ardhshëm të republikës së Kosovës, prof. dr. Bekim Sejdiun”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me Kurtin, ku ishte i pranishëm edhe Sejdiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër