Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, 65 vjeç, është fotografuar në Oktoberfest në Mynih së bashku me të dashurën e tij 27-vjeçare, modelen Theresa Sommer.
Çifti, mes të cilëve ka një diferencë moshe prej 38 vitesh, pozoi para kamerave gjatë eventit.
Sommer u shfaq me një fustan tradicional elegant, teksa Matthaus kishte zgjedhur një veshje në stilin bavarez.
Dyshja thuhet se janë në lidhje prej rreth 18 muajsh dhe për herë të parë u fotografuan së bashku gjatë një pushimi në ski në Austri, në prill të vitit të kaluar.
Jeta private e Matthaus ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes.
Ish-kapiteni i Gjermanisë është martuar pesë herë dhe ka disa fëmijë nga lidhjet e mëparshme.
Nga martesa e parë me Silvian, ai ka dy vajza, Alisa dhe Viola, të cilat janë më të mëdha në moshë se partnerja e tij aktuale.
Lothar ka qenë i martuar edhe me modele dhe figura të tjera publike, ndonëse martesa e tij e pestë ishte me Anastasia Klimko, me të cilën ka një djalë, Milan.
