Prishtinë, 07 tetor, Zhurnal.mk – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Në urimin e tij, Schuebel ka vënë theksin te nevoja për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me presidenten e re dhe institucionet e Kosovës.
“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai.
Ambasadori evropian ka rikonfirmuar gjithashtu se mbështetja e BE-së ndaj Kosovës do të mbetet e fuqishme dhe e vazhdueshme.
Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës me 81 vota në raundin e parë të votimit, në seancën e Kuvendit të nisur më 6 tetor.
