Gjorgjievski: Ndërtimi i bulevardit “Boris Trajkovski” në fazën përfundimtare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, theksoi se është në proces asfaltimi i korsisë tjetër të bulevardit “Boris Trajkovski” dhe se deri në fund të vitit, shkupjanët do të marrin një bulevard tërësisht të përfunduar, modern dhe të sigurt.

Po shihet fundi i golgotës së trafikut 30‑vjeçar! Filloi asfaltimi i korsisë tjetër të bulevardit “Boris Trajkovski”! Gjenerata të tëra shkupjanësh pritën të zgjidhej ky problem. Më shumë se 100.000 qytetarë çdo ditë përballeshin me ngarkesa, nervozë dhe orë të humbura në komunikacion. Për vite të tëra dëgjonin premtime, ndërsa para syve kishin të njëjtën pamje. Sot, atë pamje e ndryshojmë me punë. Me asfaltimin po hyjmë në përfundimin e kësaj pjese të rëndësishme të komunikacionit. Pas 30 vitesh pritje, bulevardi “Boris Trajkovski” më në fund po merr pamjen që e meritojnë shkupjanët – tha Gjorgjievski.

Kryetari Gjorgjievski theksoi se për diçka më shumë se tre muaj janë zgjidhur problemet që për dekada e kishin bllokuar këtë projekt.

“E liruam trasenë, ndërtuam kanalizim atmosferik të ri dhe tani po vendosim asfalt. Pas çdo hapi qëndrojnë përkushtimi, vendimet dhe vendosmëria për ta përfunduar të nisurin. Ky problem i mprehtë u ishte i njohur të gjithëve që më parë e kishin përgjegjësinë dhe mundësinë ta zgjidhnin. Por, për dekada mungonte vendosmëria për të shkuar deri në fund. Qytetarët e paguan çmimin e çdo shtyrjeje, të çdo arsyetimi dhe të çdo premtimi të papërmbushur. Morëm obligim t’i japim fund asaj pritjeje dhe sot, në terren, tregojmë se fjala për ne ka peshë. Për mua, çdo metër asfalt i vendosur është respekt ndaj njerëzve që pritën shumë gjatë. Ndaj punëtorit që nxiton në punë, ndaj prindit që e çon fëmijën në shkollë, ndaj çdo njeriu që meriton të arrijë më të sigurt dhe më shpejt në shtëpi. Populli im meriton vepra dhe premtime të përmbushura”, theksoi Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër