MJK: ShBA-ja duhet ta trajtojë me kujdes çështjen e Tajvanit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Pekin, 07 tetor, Zhurnal.mk – Çështja e Tajvanit është një punë e brendshme e Kinës dhe zgjidhja e saj u përket vetë kinezëve, duke mos lejuar ndërhyrjen e forcave të jashtme. Kështu tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun duke iu përgjigjur një pyetjeje të “Reuters”-it mbi vlerësimet e disa zyrtarëve amerikanë se mundësia e një “pushtimi” nga Kina të ishullit të Tajvanit para vitit 2028 po zvogëlohet.

Pala amerikane duhet të zbatojë konsensusin e rëndësishëm të arritur mes dy krerëve të shtetit, t’u përmbahet parimit të “një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta Kinë–ShBA, si edhe ta trajtojë me kujdes çështjen e Tajvanit, tha ai.

Në lidhje me raportimet që Tajvani ka marrë dy avionë luftarakë “F-16V” të blerë nga ShBA-ja dhe planifikon të marrë edhe 64 të tjerë brenda këtij viti, Guo ritheksoi se qëndrimi i Kinës kundër shitjes së armëve amerikane për rajonin e Tajvanit është i qartë dhe i pandryshuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër