Mbi 103 mijë palë veshje të falsifikuara bllokohen në Durrës

nga D. V.

Mbi 103 mijë palë veshje të dyshuara si të falsifikuara janë bllokuar nga autoritetet doganore, si rezultat i një operacioni të ndërmarrë nga Drejtoria e Antikontrabandës në DPD, në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të masave për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, u konstatuan sasi të konsiderueshme mallrash që mbanin marka të njohura ndërkombëtare, si Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss dhe Calvin Klein, si edhe bluza sportive të ekipeve të njohura europiane.

DPD ka nisur procedurat përkatëse ligjore për verifikimin dhe trajtimin e mëtejshëm të rastit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rithekson angazhimin për tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cenon të drejtat e pronësisë intelektuale dhe shkel dispozitat e Kodit Doganor, duke theksuar se kontrollet e imtësishme do të vijojnë, veçanërisht ndaj subjekteve të identifikuara me risk.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy