Kumanovë, 11 prill Zhurnal.mk – Gjatë fundjavës së zgjatur festive, pikat kufitare po shënojnë një intensitet të shtuar të qarkullimit, me një numër dukshëm më të madh daljeje nga shteti sesa hyrjesh, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në pikën kufitare Bogorodicë, në periudhën nga mesdita e së enjtes deri në mesditën e së premtes , nga shteti kanë dalë 6.864 shtetas maqedonas, ndërsa hyrje janë regjistruar 1.394 persona. Në të njëjtën periudhë, 4.753 shtetas të huaj kanë hyrë në vend, ndërsa 5.070 e kanë lënë atë.
Presioni më i madh është vërejtur në pikën kufitare Tabanovc, ku 9.150 shtetas të RMV-së kanë dalë nga shteti, ndërsa 3.158 kanë hyrë. Sa u përket shtetasve të huaj, 7.360 persona kanë hyrë, ndërsa 5.449 kanë dalë nga vendi.
Qarkullim i shtuar ka edhe në pikat e tjera kufitare. Në Dojran, 546 shtetas maqedonas kanë dalë nga shteti, ndërsa 241 kanë hyrë, ndërsa te shtetasit e huaj 1.212 kanë hyrë dhe 1.114 e kanë lënë vendin.
Në pikën kufitare Mexhitli, dalje nga shteti kanë realizuar 832 shtetas maqedonas, ndërsa hyrje 129. Sa i përket shtetasve të huaj, 3.347 kanë hyrë, ndërsa 3.038 e kanë lënë vendin.
