Mbi 90% e shkollave në rajonin e Tetovës pa psikologë, sociologë, dhe defektologëve

Nga Xh M
422 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 4 prill Zhurnal.mk – Në rajonin e Tetovës, mbi 90 për qind e Shkollave Fillore dhe ato të mesme kanë mungesë të sociologëve, psikologëve dhe defektologëve. Mbi 90 për qind e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë kanë mungesë të sociologut, psikologut apo defektologut. Ky kuadër është i domosdoshëm sidomos pas ndodhive të fundit me alarmet për bomba që vinin nga vet nxënësit e shkollave ku mësonin. Nga sektori për Arsim i komunës së Tetovës thonë se është e patjetërsueshme punësimi i tyre, me qëllim trajtimin e rasteve të ndryshme që paraqiten nëpër shkolla.

“Pikërisht shkaku i paralajmërimeve të rrejshme për bomba dhe normalisht dukurive devijante që ndodhin nëpër shkollat fillore dhe të mesme është më se e nevojshme angazhimi i këtij kuadri profesional që shkollat të jenë të përgatitura brenda për brenda që të mund të minimizojnë këto probleme. Bëhet fjalë për diku 20-24 punësime përfshi këtu psikologë, sociologë, defektologë që do të ndihmojnë në mbarëvajtjen e një procesi më të mirë edukativ e arsimor dhe do jenë më afër nxënësve që të merren me problematikat”, deklaroi Nazmi Dauti. Sektori për Arsim komuna e Tetovës.

Por përse deri më tani komuna si themeluese e këtyre shkollave, nuk ka plotësuar këto vende vakante? Kreu i komunës Billall Kasami, fajin e hedhe tek ministria e Arsimit dhe shkencës. Ai tha se një pjesë e psikologëve sociologëve por edhe të defektologëve, as që e respektojnë orarin e punës e lëre më të trajtojnë rastet që paraqiten.

“Fatkeqësisht nuk kemi arritur deri më tani të sigurojmë pëlqim prej Ministrisë së Arsimit për punësim të rregullt të këtij kuadri, prandaj komuna e Tetovës ka angazhuar kuadër me kontratë deri sa të gjejmë zgjidhje afatgjate. Në këtë rast për ta shpallur konkurs, neve na duhet pëlqim nga ministria e Arsimit dhe e financave”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Në mungesë të kuadrit, Kasami zgjidhjen e gjen tek angazhimi i një Shoqate private të psikologëve që të ndihmojë shkollat fillore dhe të mesme me kuadër profesional.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër